Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Shkrumbohet plotësisht kati i tretë i një pallati

VIDEO/ Shkrumbohet plotësisht kati i tretë i një pallati

10:04, 14/09/2019
A+ Aa A-

Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbur plotësisht katin e tretë të një pallati në fshatin Zallë të Fushë Krujës.

Zjarri ka rënë në një nga hyrjet e katit te tretë ku nga flakët ka marë flakë çatia e pallatit dhe zjarri për pasojë është shpërndarë në të gjithë katin pasi çatia e tij ishte tepër e vjetër dhe në shumë vende e ndërtuar me matetiale druri të vjetër.

Nga zjarri janë djegur 4 hyrje dhe katër familje kanë mbetur në qiell të hapur...

Për shuarjen e zjarrit jane angazhuar zjarrfikësja e Krujës dhe ajo e Vorës si dhe disa bote uji të bizneseve private të Fushkrujës...

Dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qene e shpejtë ka qenë e pamundur të evitohej djegia e tërë katit pasi zjarri i favorizuar nga era dhe nga materialet drusore të stazhonuara është përhapur me shpejtësi.

Shkak i zjarrit paraprakisht mendohet të jetë një shkëndijë elektrike si pasojë e luhatjeve të tensionit...

Ndërkohë që 4 familje kanë mbetur në qiell të hapur në prag të dimrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco