Zbulimi interesant/ U kap me 1 ton drogë, shqiptari ia kishte vjedhur policisë furgonin e transportit

Zbulimi interesant/ U kap me 1 ton drogë, shqiptari ia kishte vjedhur policisë furgonin e transportit

20:41, 13/09/2019

Mëngjesin e sotëm policia greke ndaloi një furgon që drejtohej nga një shqiptar, ku në brendësi të mjetit u gjetën 1 ton drogë e llojit Canabis Sativa

Media greke zbulon detaje interesante nga shqiptari 30 vjeçar.

Së fundmi është zbuluar se 30 vjeçari e kishte grabitur furgonin në Departamentin e Sigurisë në Patision, Athinë.

Ngjarje ndodhur më datën 5 prill të këtij viti dhe qarkullonte me targa të falsifikuara.

Policia greke bën me dije se droga ishte e ambalazhuar në 591 pako me peshë totale 951.650 kg.

Në bazë të përllogaritjeve paraprake, mendohet se nëse droga e ka origjinën nga Shqipëria, kjo do të konsistonte si ngarkesa më e madhe e kapur gjatë këtij viti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco