Ngjarje e rëndë në Rrugën Krumë-Kukës/ Eskavatori rrëshqet nga rimorkio, zë poshtë makinën

Ngjarje e rëndë në Rrugën Krumë-Kukës/ Eskavatori rrëshqet nga rimorkio, zë poshtë makinën

19:54, 13/09/2019
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e sotme ne rrugen Krume-Kukes.

Një kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator, ka rënë nga shtrati i makinës që po e transportonte dhe për pasojë ka goditur një mjet tip ‘Mitsubish’ që kalonte në rrugë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit ‘Mitsubishi’, Hysen Nega, i moshës 50 vjeç.

Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Krumës dhe më pas është transportuar në Spitalin e Gjakovës, aty ku ka ndërruar edhe jetë.

Shtetasi E. H, që rezulton të jetë edhe drejtuesi i mjetit tip kamion ku ndodhej eskavatori, është shoqëruar në polici.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

Policia e Kukësit /Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur ‘Qafa e Toblit’, mjeti tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator, gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur mjetin tip ‘Mitsubish’ me drejtues shtetasin H.N.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit ‘Mitsubush’ shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco