EMRAT/ Vidhnin portofolat në qendrat shëndetësore, arrestohen dy të rinj

EMRAT/ Vidhnin portofolat në qendrat shëndetësore, arrestohen dy të rinj

18:47, 13/09/2019
A+ Aa A-

Dy persona të cilët vidhni portofola në poliklinikën e qytetit të Vlorës janë arrestuar nga Policia.

Ata janë Arjan Telo dhe Edmond Pecollari të cilët janë arrestuar me akuzën e vjedhjes në mënyrë të përsëritur të disa shtetasve.

Ndërkohë burime nga policia konfirmojnë arrestimin e tyre si dhe dokumentimin e vjedhjeve të kryera nga dy të arrestuarit.

Ata e kishin të përqëndruar aktivitetin e tyre kriminal kryesisht në ambientet e spitaleve dhe të Poliklinikës së qytetit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco