I japin leje dy ditore nga burgu, shqiptari ‘harron’ të kthehet

I japin leje dy ditore nga burgu, shqiptari ‘harron’ të kthehet

08:35, 13/09/2019
A+ Aa A-

Një shtetas shqiptar i cili vuante dënimin në burgun Domokos në Fthiotida, Greqi, pas përfundimit të lejes nuk është kthyer më.

"Ethathimerini" shkruan se autoritetet helene po kërkojnë 34-vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

"34 vjeçari shqiptar ishte me leje dy ditore dhe duhej të kthehej ditën e mërkurë, por nuk është paraqitur", shkruan "Ekathimerini".

Media greke shkruan se edhe një tjetër i burgosur, i cili kryente dënimin në të njëjtin burg, nuk është kthyer më pas përfundimit të lejes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco