VIDEO/ Shërbyesja grabiti familjen italiane, arrestohet bashkë me dy shqiptarë

VIDEO/ Shërbyesja grabiti familjen italiane, arrestohet bashkë me dy shqiptarë

22:24, 12/09/2019
A+ Aa A-

Është arrestuar një ‘shërbyese e pabesë’, mes tre të arrestuarve për grabitjen e vilës që ndodhi më 4 maj të këtij viti në Fiano Romano.

Në këtë grabitje, u vodhë një kasafortë me rreth 60 mijë euro xhevahire, diamante dhe para.

Sendet e vjedhura u sekuestruan menjëherë nga policia teksa po transportoheshin drejt një Audi, por të tre autorët arritën të shpëtonin paq.

Hajdutët hynë brenda vilës të armatosur me një pistoletë, kaçavidë dhe një sëpatë.

Në pranga kanë përfunduan tre shqiptarë, dy burra 32 dhe 38 vjeç dhe një grua 49 vjeçare, e cila kishte punuar për 13 vite si shërbëtore në vilën që vodhi në bashkëpunim me dy të tjerët.

Jo vetëm kaq, por policia zbuloi se midis saj dhe 38 vjeçarit që përfundoi në pranga kishte pasur një marrëdhënie intime pasi u takuan për grabitjen.

Fillimisht, gruaja e cila jetonte me familjen për vite me radhë në Fiano Romano, e prezantoi atë sikur të ishte nipi, por më vonë u konstatua se ata kishin një histori dashurie midis tyre.

Hetuesit besojnë se gruaja, e nënshtruar nga marrëdhënia, mund të jetë nxitur për të zbuluar detaje të dobishme për kryerjen e grabitjes.

Menjëherë pas sulmit në vilë, burri u kthye në Shqipëri së bashku me 32 vjeçarin.

Pasi hynë në vilën e Fiano Romano, duke kërcënuar pronarin dhe nënshtruar gruan e tij, ata ikën me kasafortat ku gjendeshin diamante, xhevahire dhe para, duke u arratisur fillimisht në këmbë dhe më pas me një makinë të vjedhur nga Capena.

Makina u braktis më pas në të njëjtën mbrëmje në autostradë.

Të nesërmen policia i vuri nën vëzhgim por ata arritën të shpëtonin sërish, me siguri nën ndihmën e një bashkëpunëtori, duke lënë një qese me një armë, dy karikues dhe xhevahire në tokë.

Mallrat e vjedhura u kthyen te viktimat.

Mediat italiane shkruajnë se në bashkëpunim me Interpol Tirana, shqiptarët janë arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco