Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

U kapën duke prerë dru pyjorë në territorin grek/ Arrestohen tre shqiptarë

U kapën duke prerë dru pyjorë në territorin grek/ Arrestohen tre shqiptarë

16:47, 12/09/2019
A+ Aa A-

Tre shqiptarë të moshës 23, 45 dhe 51 vjec u  arrestuan në momentin kur po ktheheshin në shtëpitë e tyre nga Oficerë të Ekipit të Prokurorisë Ndërkufitare në Kristalopigji të akuzuar për prerjen pa leje të drurëve në pyjet e Follorinës.

Të tre shqiptarët u kapën pasi  kishin kaluar ilegalisht në territorin grek me pesë kuaj për të ngarkuar drutë që i siguronin duke shkatërruar një zonë malore të Follorinës në të cilën ata kishin prerë një sasi të madhe dru lisi.

Nga hetimi nga policia greke  u zbulua gjithashtu se njeri prej druvarëve, 45-vjeçari e kishte rast të përsëritur dhe ishte në pritje të një dënimi nga Gjykata Penale greke për të njejtën vepër penale, për shkelje të ligjit të pyjeve dhe të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Tre autorët janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Kastorias. Ndërkohë janë sekuestruar lënda drusore, kuajt si dhe mjetet prerëse. /Syri.net

https://www.protothema.gr/greece/article/924305/efippoi-alvanoi-ekovan-dedra-se-dasos-tis-florinas/          

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco