FOTO/ Tentoi të mbytet në Shkumbin, e shpëtoi Policia: Kush është kjo zonjë?

FOTO/ Tentoi të mbytet në Shkumbin, e shpëtoi Policia: Kush është kjo zonjë?

14:48, 12/09/2019
A+ Aa A-

Në Sallën Operative të Policisë së Elbasani është bërë një telefonatë nga një qytetar, i cili kishte parë një grua të moshuar që po tentonte për t’u mbytur në lumin Shkumbin. Me marrjen e njoftimit, Policia e Elbasanit ka shkuar në vendngjarje dhe e ka ndaluar të hidhej në lumë. 

E moshuara ku ka asnjë dokument identifikimi me vete dhe nuk është në gjendje të flasë, njofton Inforlebasani. Zonja është rreth 80 vjeçe, e veshur me një bluzë me krahë gjata ngjyrë blu, me një fund të gri me vija të bardha dhe mban me vete një çantë dore të verdhë.

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e qytetareve për identifikimin e saj dhe lutet të telefonohet në numrin 112.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco