Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Vrasje në kampin Al-Hol në Siri, ku po mbahen edhe fëmijët shqiptarë

VIDEO/ Vrasje në kampin Al-Hol në Siri, ku po mbahen edhe fëmijët shqiptarë

14:30, 12/09/2019
A+ Aa A-

Në një nga kampet që ka numrin më të madh të familjarëve të pjesëtarëve të grupit militant Shteti Islamik në Siri, Al-Hol, raportohet se ende është e fuqishme bindja ekstremiste mes grave dhe fëmijëve të pjesëtarëve të IS-it.

Monitoruesit ndërkombëtarë raportojnë për mungesë të sigurisë brenda këtij kapmi si dhe besnikërinë ndaj praktikave ekstremiste që shpërfaqin gratë dhe fëmijët që jetuan në territoret që kontrollonte grupi militant IS.

Përderisa burrat janë të burgosur në vende të tjera jashtë kampit, siç shkruan Uashington Post, brenda hapësirave të kampit Al-Hol, gratë e pjesëtarëve të IS-it janë duke iu qëndruar besnik praktikave që aplikonin në kohën sa jetonin nën administrimin e grupit militant Shteti Islamik.

VIDEO/ Lufta e nënës shqiptare për t’i kthyer fëmijët nga Siria

Të dy fëmijët vazhdojnë të mbesin në kampin Al-Hol së bashku me gjyshen e tyre që shkoi atje në përpjekje për t’i kthyer fëmijët në shtëpi.

Brenda kampit raportohet se është duke u rritur shkalla e agresivitetit si dhe bindjet ekstremiste. “Disa roje janë therur me thika të kuzhinës të cilat gratë i kanë fshehur në rrobat e tyre”, raporton Uashington Post.

Po ashtu raportohet se një grua që kishte jetuar nën grupin militant Shteti Islamik, u vra natën brenda kampit pasi kishte folur për mediat ndërkombëtare. Në kamp jetojnë 70 mijë persona dhe prej tyre 50 mijë janë fëmijë.

"Në filluam të vërejmë se të ardhurit e ri (gra dhe fëmijë) ishin të organizuar shumë mirë. Ata organizuan policinë e tyre për moral brenda kampit. Ata janë të strukturuar”, tha për CNN, Mahmoud Karo, përgjegjës për kampet në verilindje të Sirisë në rrethinën Jazira.

Gruaja refugjate në Siri kërkon të kthehet në Kosovë

Gjendja brenda kampit Al-Hol është e tillë që personat që jetuan në kuadër të administrimit të grupit militant IS, jetojnë në hapësira të ndara nga refugjatët e tjerë. Refugjatët po ashtu janë të ndarë edhe në bazë të vendit prej nga vijnë.

Shqiptarët në Al-Hol

Në muajin korrik të këtij viti, Radio Evropa e Lirë kishte raportuar për një nënë nga Tirana e cila që pesë vite është duke u përpjekur që t’i kthejë në vendlindje dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin që burri ia kishte marrë me vete në Siri pasi kishte shkuar për të luftuar krah grupit ekstremist Shteti Islamik.

Në kampin Al-Hol poashtu është raportuar se vazhdojnë të qëndrojnë edhe disa kosovarë, por se numri i saktë i kosovarëve që janë në këtë kamp nuk është bërë i ditur nga institucionet e Kosovës.

Në muajin prill të këtij viti, institucionet e Kosovës kthyen nga Siria 110 kosovarë duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë. Një ditë pas operacionit të kthimit, Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj bëri të ditur se në zonën e konfliktit ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Aktualisht nuk është bërë publike ndonjë informatë, nëse do të ketë ndonjë operacion tjetër të kthimit të kosovarëve që mbesin nëpër kampe të ndryshme, kryesisht në Siri mirëpo edhe në Irak.

Të jetosh në mbeturina dhe ujëra të zeza

Përveç rrezikut nga forcimi i ideologjive ekstremiste, njerëzit që janë brenda kampit A-Hol përballen edhe me mungesë të ilaçeve dhe kushteve elementare për jetesë.

Sipas OKB-së, gjendja në këtë kamp është e rëndë, së pari për shkak të numrit të madh të njerëzve që aktualisht qëndrojnë në të, mungesës së ilaçeve dhe papastërtisë si pasojë e mbeturinave dhe ujërave të zeza që kanë shkaktuar një numër vdekjesh, kryesisht raportohet për vdekje të fëmijëve që preken nga sëmundje të ndryshme dhe mungesa e ushqimit adekuat.

“Së paku 390 fëmijë kanë vdekur nga mungesa e ushqimit adekuat dhe si pasojë e neglizhimit të plagëve të tyre”, thanë hulumtuesit e OKB-së.

Në fund të muajit mars të këtij viti, grupi militant Shteti Islamik humbi kontrollin mbi pjesën më të madhe të territorit që kontrollonte në disa rajone të Sirisë dhe që nga ajo kohë, mijëra njerëz që jetuan nën rregullat e grupit militant IS, mbesin nëpër kampe të ndryshme.

Pas shpërbërjes së IS-it, numri më i madh i familjarëve të pjesëtarëve të grupit militant IS, u transferuan në kampin Al-Hol.

Në këtë kamp që fillimisht kishte rreth nëntëmijë persona, pas shpartallimit të grupit militant Shteti Islamik, sipas shifrave të monitoruesve ndërkombëtarë llogaritet të jetë aktualisht rreth 70 mijë.

Numrin më të madh të atyre që janë në kamp e përbëjnë gratë dhe fëmijët që kishin jetuar në territoret që kontrolloheshin nga grupi militant Shteti Islamik./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco