I digjet makina oficerit të krimeve. Emri Foto ilustruese

I digjet makina oficerit të krimeve. Emri

09:00, 12/09/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkedor gjatë natës, duke u gdhire dita e sotme.

Një oficeri të krimeve në policinë e Shkodrës rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, i kanë djegur makinën.

Makina është ne pronesi te oficerit Arbër Duli.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër teksa mjeti ka qenë i parkuar.

Sipas burimeve në polici dhe zjarrfikësve djegia mendohet se është e qëllimshme. Mjeti tip “Volkswagen pasat” është djegur me benzinë sipas dyshimeve ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.

Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
 

Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco