Përmbysja e makinës me targa ruse në Laprakë, gjendet drejtuesi, policia jep detaje

Përmbysja e makinës me targa ruse në Laprakë, gjendet drejtuesi, policia jep detaje

08:21, 12/09/2019
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka dhënë informacione për mjetin e blinduar me targa ruse që u përmbys pranë ish-rreth rrotullimit të Shqiponjës në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit, një 34-vjeçar nga Shkodra, për të cilin thotë se po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e pronësisë së mjetit.

Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco