Aksidentohet makina e blinduar me targa ruse/ Shoferi arratiset, policia dyshon se...

Aksidentohet makina e blinduar me targa ruse/ Shoferi arratiset, policia dyshon se...

22:28, 11/09/2019
A+ Aa A-

Një makinë blind me targa ruse është aksidentuar mbrëmjen e sotme  tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë.

Sipas asaj që raporton News 24, në momentin kur është afruar policia drejtuesi i mjetit nuk është gjendur aty, i cili dyshohet se  ka braktisur mjetin.

Policia ka dyshime të forta se mjeti mund të jetë vjedhur ose drejtuesi i saj ka qenë në 'arrati' e sipër, ndërsa në këto momente po bëhet krehja e zonës me qëllim ndalimin e tij.

Policia ka ngritur pika kontrolli përgjatë rrugëve dhe po punon me metoda të posaçme për identifikimin e më pas kapjen e autorit, ku dhe do të mësohet se cila ka qenë arsyeja e fortë që mjeti u braktis menjëherë pas aksidentit.

Raportohet se, automjeti luksoz i tipit Mercedes G-Class ka qenë i blinduar dhe me targa ruse. 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco