Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Zhdukja e kapitenit turk në Shëngjin, çfarë thotë bashkëshortja e tij për mediat

Zhdukja e kapitenit turk në Shëngjin, çfarë thotë bashkëshortja e tij për mediat

16:43, 11/09/2019
A+ Aa A-

Sevgin Yavuz, kapiteni i anijes luksoze të gjetur të braktisur disa ditë më parë 15 milje larg Portit të Shëngjinit, vazhdon të jetë i zhdukur.

Bashkëshortja e tij, në një intervistë për mediat turke, në mes lotësh ka treguar bisedën e fundit me bashkëshortin e saj.

Vesile Yavuz, 26-vjeç, e cila është në pritje të një fëmije, tha se më datën 4 shtator bashkëshorti i saj e ka telefonuar dhe i ka thënë se është nisur dhe se do ta telefononte më pas sërish.

Por edhe pse ka pritur dy ditë, telefonatë nuk ka mbërritur duke rritur dyshimet.

Bashkëshortja e kapitenit turk tha më tej se bashkëshorti i saj nuk kishte kishte probleme shëndetësore dhe se notonte shumë mirë, duke hedhur poshtë dyshimet se mund të ketë ndërruar jetë apo të jetë mbytur në det.

"Më thirri në 4 shtator të këtij muaji dhe më tha se do kthehem. Do të të telefonoj sërish pas dy ditësh më tha, por nuk më thirri më kurrë. Jahti ku ai udhëtonte u gjet i braktisur në Shëngjin. Kërkojë ndihmën e policisë. Dua që bashkëshorti im të kthehet. Vajza ime më pyet për babanë, por unë nuk mund t'i them asgjë", mësohet të ketë thënë Vesile Yavuz.

Ajo njoftoi gjithashtu se drejt Shqipërisë janë nisur edhe vëllezërit e kapitenit 33-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco