Arrestohen dy vlonjatët që rrahën turistin rus

Arrestohen dy vlonjatët që rrahën turistin rus

22:24, 10/09/2019

Janë arrestuar dy adoleshentët që dhunuan turistin rus ditën e sotme.

Policia ka vënë në pranga dy të rinjtë me iniciale K. A., dhe K. L., të moshës 16 vjeç.

Ata janë ndaluar sot në lagjen Ujë i Ftohtë.

Njëri nga të arrestuarit ka pësuar frakture në dorë, ka thyer dorën nga përplasja fizike me rusin, ka marr mjekimin ne spital.

I riu rus Sergey Dzambula ka shpjeguar se u ka kërkuar të rinjve të mos e dhunonin kafshën ndërsa ata i janë kundërvënë.

Ngjarja sipas Dzambula ka ndodhur në lagjen Uji i Ftohtë.

Turisti ka bërë denoncimin në polici, ndërkohë që këto të fundit u vunë në dijeni për rastin dhe do të marrin masa për autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco