Kris pistoleta në Lezhë, një i plagosur te katedralja

Kris pistoleta në Lezhë, një i plagosur te katedralja

20:44, 10/09/2019

Një person është qëlluar me armë zjarri duke mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Lezhë pranë katedrales së qytetit.

Nga informacionet paraprake mësohet se i plagosuri është qëlluar me plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Identiteti i tij nuk bëhet me dije.

Burime thanë se autori i dyshuar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për motive banale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco