Zbardhet dëshmia e polices që udhëtonte me Habilajt, marrëdhënia speciale me Sajmir Tahirin

Zbardhet dëshmia e polices që udhëtonte me Habilajt, marrëdhënia speciale me Sajmir Tahirin

12:50, 10/09/2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, në seancën që po zhvillohet te Gjykata e Krimeve të Rënda që prej orës 09:00 të paradites së sotme.

Në rast se Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë dhe e gjen fajtor Tahirin për veprat për të cilat akuzohet, ai do të vuajë një dënim prej 8 vitesh burg, pasi i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar, e cila pason me uljen e 1/3 së dënimit.

Gjatë mbrojtjes në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Sajmri Tahiri ka deklaruar se nuk i ka ndihmuar Habilajt, por ka pranuar se ju ka shitur atyre makinën.

Ai ka sjellë në vëmendje liudhur me këtë se ata kanë qenë proceduar për pengmarrje në vitet 2013-2014.

Gjithashtu ka dalë në skenë edhe një oficere policie me inicialet B.A, e cila ka udhëtuar dhjetë herë të paktën dhjetë herë me Habilajt drejt Italisë dhe, sipas gazetares Klodiana Lala, mësohet të ketë pasur një marrëdhënie speciale mes tyre dhe ish ministrit Tahiri dhe sa herë Moisi Habilajt i përmendej emri i Saimir Tahirit, ai acarohej.

Prokuroria tha se bëhej fjalë për katër episode 2013, 2014 dhe 2015, dy prej të cilave janë më 2014.

Në momentin kur është sekuestruar droga në Babicë, Prokuroria kishte kërkuar masë për arrestimin e Tahirit, por ky i fundit kërkoi sqarime nga Prokuroria. Pati një debat të ashpër në atë kohë. Ishte vetë Tahiri, si asnjëherë më parë, që u ngrit në këmbë, duke sjellë një tabelë me të dhëna.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco