12 vjet burg për Tahirin, ja për çfarë akuzohet

12 vjet burg për Tahirin, ja për çfarë akuzohet

12:11, 10/09/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, në seancën që po zhvillohet te Gjykata e Krimeve të Rënda që prej orës 09:00 të paradites së sotme.

Në rast se Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë dhe e gjen fajtor Tahirin për veprat për të cilat akuzohet, ai do të vuajë një dënim prej 8 vitesh burg, pasi i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar, e cila pason me uljen e 1/3 së dënimit.

Tahiri akuzohet nga Prokuroria për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Sipas pretencës së lexuar nga ana e prokurorisë ka katër data kur akuzohet Tahiri, 25 Tetor 2013, 27 shkurt 2014, 29 korrik 2014 si dhe datën 8 Maj të vitit 2015, data në të cilat janë kapur sasi të madhe droge në shtetin italian.

Ndërkohë në mbrojtjen që ka bërë në seancë, Tahiri është shprehur se në këto data ai ka alibi që nuk ka pasur lidhje me asnjë trafik droge.

Prokuroria ka kërkuar po ashtu 12 vite burg dhe për Jaeld Çelën, ish-shefin e komisariatit të policisë në Vlorë, i cili ndodhet ende në kërkim nga ana e policisë.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xiku10/09/2019 12:55

Ne gop te sateme shkofsh o qelbesire

xiku10/09/2019 12:54

Ne good te sateme shkofsh o qelbesire

Shqiptari10/09/2019 12:31

Pse cfare po prisni, qe te denohet Tahiri??!! Mos e krasisni fare nga ajo ane! Kur u lirua Lul Berisha, kur doli i pafajshem Shullazi, kur nuk i shkulet as nje qime koqeve te Gjushit, ju prisni qe te denohet Tahiri???!!!! Denimi i Tahirit do te thote edhe fundi i Rames! A mund te ndodh kjo me kete prokurori dhe me keto gjykata qe kemi sot???!!!! Do te jete thjesht nje spektakel rilindas i radhes. Keni per ta pare!

Shto koment

Denonco