Aksident në Tiranë, makina përplas kalimtaren afër stadiumit 'Dinamo' Pamje nga aksidenti

Aksident në Tiranë, makina përplas kalimtaren afër stadiumit 'Dinamo'

08:22, 10/09/2019

Aksident i rende tek stadiumi ‘Dinamo’ në Tiranë. Një automjet tip benz ka përplasur  një këmbësore mengjesin e sotëm. Policia është në vendngjarje për të hetuar shkaqet e kësaj tragjedie. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi këmbësoren, dhe po punon opër zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.

Tiranë, informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” , automjeti me drejtuese  shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe  e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesja e automjetit shtetasja  M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco