FOTO/ Masakër brenda banesës, tre persona të vdekur dhe një tjetër në gjendje kritike

FOTO/ Masakër brenda banesës, tre persona të vdekur dhe një tjetër në gjendje kritike

20:56, 09/09/2019

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një ndërtesë në Dordrecht, nga ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Tre persona janë gjetur të vrarë dhe një i katërt ndodhet në gjendje të rëndë.

Kryetari i Bashkisë së Dordrecht, Wouter Kolff lidhur me ngjarjen ka thënë se ka pasur "një incident shumë të rëndë" dhe se ishte duke shkuar drejt vendit të ngjarjes.

Disa persona kanë mbetur ‘viktima të një batareje armësh në qytetin e Dordrecht” në jug të Holandës, njofton policia holandeze. 

Sipas mediave vendase, të shtënat me armë kanë ndodhur në brendësi të një banese.

Po kështu bëhet e ditur se një person i katërt ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, por fillimisht policia tha se "njerëz të shumtë" ishin qëlluar në një rrugë lagjeje në skajin jugor të qytetit.

Policia konfirmoi gjithashtu se në vendngjarje kishte shkuar ambulanca që kishte marrë të plagosurin dhe viktimat.

Pamjet e postuara në mediet sociale treguan se një turmë njerëzish ishin mbledhur përballë shtëpisë ku kishte ndodhur ngjarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco