Sherr masiv në lokalin e njohur në bllok, dëshmitë: Pati të shtëna Foto Ilustruese

Sherr masiv në lokalin e njohur në bllok, dëshmitë: Pati të shtëna

10:34, 08/09/2019

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin “The Code” në zonën e ish-bllokut. Disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda ambienteve të lokalit. Qytetarët raportuan se pati edhe të shtëna me armë, por policia e mohon.

Ndërhyrja e FNSH ka parandaluar përshkallëzimin e sherrit. Janë disa persona të arrestuar dhe të shoqëruar.

Kur kanë parë policinë dhjetra persona janë larguar me vrap, shkruan Mapo.al. Dyshohet se mes tyre ka patur edhe te armatosur. Mësohet se në këtë konflikt janë përfshirë më shumë se 20 persona. Mbeten të paqarta motivet e sherrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali08/09/2019 12:26

Po keta te policise kaq te trashe jane sa mundohen te genjejne publikun, por pergenjeshtrojne edhe veten e tyre. Ne rast se ka nderhyre FNSH si shpjegohet qe sipas policise nuk ka pasur te shtena? Keta jane edhe te trashe se nuk dine as te genjejne

Shto koment

Denonco