VIDEO/ Jahti i braktisur në Shëngjin, zbulohet emri i milionerit turk dhe një dyshim i rëndë

VIDEO/ Jahti i braktisur në Shëngjin, zbulohet emri i milionerit turk dhe një dyshim i rëndë

14:13, 07/09/2019
A+ Aa A-

Të reja me rëndësi mësohen nga jahti  milionerit turk, që u gjet i braktisur sot në ujërat shqiptare dhe u ankorua në portin e Shëngjinit nga Policia. Sipas dokumentacionit  të rregullt dhe një pasaporte që u gjet brenda në jaht, ai është pronë e shtetasit turk Sevgin Yavuz, 53 vjeç.

Mësohet se 53-vjeçari është biznesmen i famshëm në Turqi dhe  ka qënë për pushime në Adriatik. Më parë ka qenë në Malin e Zi dhe kishte dalë me jaht nga porti i Tivarit. 

Roja i portit  të Shëngjinit, Nikoll Doda, tregoi sesi peshkarexhat e kanë parë jahtin luksoz me motor të ndezur në det të hapur. Ai dyshon se jahti është braktisur, pasi pronari mund të jetë mbytur ose vrarë. Hetimet vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco