Rrahën familjarisht nusen, policia i merr të tre: Vjehrrin, vjehrrën edhe burrin

Rrahën familjarisht nusen, policia i merr të tre: Vjehrrin, vjehrrën edhe burrin

11:37, 07/09/2019
A+ Aa A-

Policia e Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rrahje në një familje, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë  dhe ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit : G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç, ( at e bir) banues në Elbasan,  si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.I 46 vjeçe, pasi këta shtetas  në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Dhuna në familje “.

Njoftimi i plotë i policisë

Elbasan

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshme të një konflikti në familje.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit : G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç, ( at e bir) banues në Elbasan, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.I 46 vjeçe, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale " Dhuna në familje ".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco