Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Tragjedia e familjes Gjokola në Librazhd, e shoqja ende gjallë kur ai u hodh

VIDEO/ Tragjedia e familjes Gjokola në Librazhd, e shoqja ende gjallë kur ai u hodh

08:12, 07/09/2019
A+ Aa A-

Këto janë pamjet e trishta të tragjedisë që goditi familjen Gjokola, mbrëmjen e së premtes në Librazhd. Daut Gjokola, 53 vjeç, ka qëlluar 15 herë me thikë bashkëshorten Lulen dhe më pas është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka shokuar të gjithë banorët e lagjes “Shkumbin në Librazhd, të cilët janë bërë dëshmitar të krimit makabër si dhe kanë qenë të parët që kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë dy viktimave, por pa rezultat.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë rrëfyer të gjithë skenën, ndërsa Policia ka arritur të zbardhë pjesërisht ngjarjen, pasi nuk ka gjetur ende shkakun që çoi në këtë tragjedi në familjen Gjokola në Librazhd.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, çiftim pas xhiros së mbrëmjes në pedonalen e qytetit është kthyer në apartamentin ku jetonin vitet e fundit, në një pallat në qendër të qytetit.

Pak minuta pasi janë futur në dhomën e tyre, në rrethana ende të paqarta, ka ndodhur krimi.  Dauti ka qëlluar 15 herë me thikë, gruan e tij.

Pas të bërtiturave dhe thirrjeve për ndihmë të saj, aty kanë mbërritur fqinjët të cilët kanë gjetur në gjendje shoku djalin e çiftit Gjokola.

Fqinjët e kanë transportuar në urgjencë gruan e masakruar, e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë që 49-vjeçarja ishte në agoni, bashkëshorti i saj vrasës është hedhur nga ballkoni i apartamentit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Motiv i krimit dyshohet xhelozia. Policia ka marrë dëshmi të fqinjëve për të zbardhur krimin. Çifti njihej në gjithë qytetin pasi pothuajse gjithmonë qëndronin së bashku dhe nuk dihej që të kishin pasur probleme midis tyre.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen "Shkumbin",  Librazhd,  në banesë shtetasi D. Gj., 53 vjeç,  gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me  mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten  e tij shtetasen L. Gj., 49 vjeçe,   dhe me pas  shtetasi D.Gj., është hedhur nga kati i katër i apartamentit të  tij, për pasojë ka  dërruar jetê.

Bashkëshortja e tij  është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur  në spital. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco