‘Nuk jam qiell i pastër...’/ Ja çfarë thanë në gjyq shqiptarët e akuzuar për vrasjen e avokatit grek

‘Nuk jam qiell i pastër...’/ Ja çfarë thanë në gjyq shqiptarët e akuzuar për vrasjen e avokatit grek

16:51, 04/09/2019
A+ Aa A-

Disa shqiptarë të akuzuar për vrasjen e avokatit të njohur grek Mixalis Zafiropolous kanë dalë sot përpara një trupe gjykuese.

Një nga autorët e vrasjes, Ibrahim Brahimaj, tha se nuk kishte për qëllim që ta vriste avokatin, por thjesht ta plagoste.

 “Doja ta plagosja, ta trembja që të jepej mesazhi”.

Brahimaj u munduar më tej që të shfajësonte të akuzuarit e tjerë, Olti Dulce dhe Klodian Lekocaj.

Ai tha se ata nuk kanë lidhje me ngjarjen, pasi urdhrin për të qëlluar avokatin e ka dhënë Arbër Bako, i vrarë pak kohë më parë në një burg grek.

Klodian Lekocaj, nga ana tjetër, tha se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërkohë që sipas tij, avokati ishte fatkeq, pasi plumbi i kapi mëlçinë, duke i marrë jetën.

“Të them që jam qiell i pastër, nuk e them. Por për ato që kam bërë, jam dënuar. Nuk kam lidhje me vrasjen e Zafiropoulos. Bako e përfshiu emrin tim pas shpinës time. Ai i dha urdhër Brahimajt që të trembë Zafiropoulon. Ishte fati i tij i keq që plumbi vajti në mëlçi dhe ai vdiq. Donin të merrnin para nga A. Floro (ish i burgosur për çështjen Energa) përmes Zafiropoulos dhe të merrnin të dhëna nga avokati se ku jetonte Floro”.

Lidhur me tentativën e vrasjes së avokatit Jorgo Antonopoulo, Lekocaj tha se Bako i kishte thënë që urdhrin e kishte dhënë A. Floro.

“Bako më tha se kishin rënë dakord për 100 mijë euro. Urdhrin e kishte dhënë Floro, meqë nuk u bë puna nuk u dhanë as paratë”.

Olti Dulce deklaroi: “Për mua mirë është të dalë e vërteta. Të marrë vesh dhe familja pse dhe si ndodhi. Jo për mua. Unë jam i dënuar, ma shkatërroi jetën Bakua. Për familjarët e tij, ata të gjejnë të vërtetën, të cilën do ta gjeni ju. Jam i fundit që mora vesh se ça ndodhi. Familja e tij ama duhet të marrë vesh të vërtetën. Është gjynah.”-tha Dulçe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco