Pagoi karburantin me euro falso,  në pranga 17-vjeçari

Pagoi karburantin me euro falso, në pranga 17-vjeçari

15:19, 04/09/2019
A+ Aa A-

Një 17-vjeçar është vënë prangat e policisë pasi dyshohet se duke përdorur një kartmonedhë të dyshuar të flasifikuar ka furnizuar mjetin me karburant.

17-vjeçari me iniciale me A.C, banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë nga policia.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi me iniciale K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti pranë “Zogut të Zi”, dyshohet se i kanë dhënë punonjësit të karburantit një kartmonedhë të prerjes 50 euro të dyshuar të falsifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Fallsifikimit të monedhave të kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco