Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kërkohej në Italia për trafik droge, arrestohet fieraku

Kërkohej në Italia për trafik droge, arrestohet fieraku

15:15, 04/09/2019
A+ Aa A-

Një 56-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar ne Fier.

Burime zyrtare nga policia bene me dije se shtetasi me inicialet A.D, akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ndërsa u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Gjykata e Milanos në Itali me vendimin e datës 17.09.2007 ka lëshuar urdhër “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Ja njoftimi i plotë i policisë Fier:

Fier

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

-A.D, 56 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Milanos në Itali me vendimin e datës 17.09.2007 ka lëshuar urdhër "Arrest me burg" për kryerjen e veprës penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco