Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje të rëndë

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje të rëndë

21:23, 02/09/2019

Aksident në zonën e Shkozës në Tiranë.

Mësohet se i plagosuri është këmbësor dhe është përplasur nga një automjet tip “Smart” teksa po kalonte rrugën.

Identiteti i këmbësorit nuk dihet ende, ndërkohë që mësohet se është dërguar me urgjencë në spital ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:05, në rrugën “Ali Demi”, automjeti me drejtuese shtetasen G.S, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesja e automjetit shtetësia G.S është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin  e shtetasit të aksidentuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco