Devoll, futën rroba kontrabandë, në pranga dy persona

Devoll, futën rroba kontrabandë, në pranga dy persona

14:12, 01/09/2019
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë futur rroba kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Policia thotë se në pranga u vunë shtetasit E.B, 25 vjeç dhe V.B, 44 vjeç, si edhe po punohet për kapjen e shtetasit D.B.,30 vjeç, të tre banues në fshatin Menkulas, Devoll.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në hyrje të fshatit Menkulas, kanë konstatuar shtetasit E.B. dhe V.B., të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe po transportonin konfeksione të ndryshme (rroba) që i kishin futur kontrabandë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, shtetasi D.B., i shpallur në kërkim, rezulton të jetë porositësi dhe pritësi i mallrave", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim", "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Devoll

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E.B, 25 vjeç dhe V.B, 44 vjeç, si edhe po punohet për kapjen e shtetasit D.B.,30 vjeç, të tre banues në fshatin Menkulas, Devoll.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në hyrje të fshatit Menkulas, kanë konstatuar shtetasit E.B. dhe V.B., të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe po transportonin konfeksione të ndryshme (rroba) që i kishin futur kontrabandë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, shtetasi D.B., i shpallur në kërkim, rezulton të jetë porositësi dhe pritësi i mallrave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim", "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco