Zbardhet shkaku i djegies së makinës në Vlorë

Zbardhet shkaku i djegies së makinës në Vlorë

11:12, 01/09/2019
A+ Aa A-

Paraditen e sotme është gjetur një makinë e shkrumbuar në Vlorë, ku mendohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar.

Mjeti i djegur plotësisht është gjetur në fshatin Novoselë. Burimet bëjnë me dije se makina është me targa italiane.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Ç., 61 vjeç banues në Vlorë. 

Arrestimi i tij u bë në rrugën Novoselë-Akërni, pasi duke drejtuar automjetin tip Renault në gjendje të dehur si pasojë e dhënies gaz pa pushim në mënyrë të pakontrolluar, ka marrë flakë motorri e si pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco