Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Vrasja e 26-vjeçarit/ Familja Kusi nën hetim për pastrim parash. Pronare e 3 lokaleve në Tiranë

Vrasja e 26-vjeçarit/ Familja Kusi nën hetim për pastrim parash. Pronare e 3 lokaleve në Tiranë

22:08, 25/08/2019
A+ Aa A-

Familja Kusi, 3 anëtarë të së cilës u përfshinë në vrasjen e teknikut 26-vjeçar të kondicionerëve në shtëpinë e tyre, prej dy vitesh po hetohet për pastrim parash, shkruan Panorama.

Pas ngjarjes ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Indrit Çelaj, për të cilën janë shpallur në kërkim dy vëllezërit Griseldo dhe Alban Kusi e babai i tyre Bujar Kusi është arrestuar, pritet që të ketë veprime shtesë rreth bizneseve të tyre.

Sipas Panorama-s, në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezultojnë 3 lokale të regjistruara në emër të tyre. Konkretisht, dy lokale në rrugën “Myslym Shyri” e “Muhamet Gjollesha”, njëri me status aktiv, figurojnë në emër të Griseldo Kusit.

Ndërsa një tjetër, po në rrugën “Myslym Shyri”, në emër të Bujar Kusit. Dy vëllezërit e shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Çelajt dhe babai i tyre rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Por, përveç hesapeve të mëparshme që kishin mbyllur me drejtësinë, ata rezultojnë të jenë edhe aktualisht pjesë e një hetimi të nisur prej dy vitesh, por që ende nuk është mbyllur.

HETIMI PASUROR

Në vitin 2017, Policia e Tiranës ka referuar një material në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale, ose i veprimtarisë kriminale”.

Burimet nuk japin më shumë të dhëna rreth këtij procedimi, por thonë se anëtarët e familjes Kusi, që aktualisht u përfshinë në vrasjen e 26-vjeçarit nga Mallakastra, dyshohet të kenë ngritur pasuri me të ardhura nga veprimtari kriminale.

Se në çfarë fushe shtrihet aktiviteti i jashtëligjshëm i tyre, burimet nuk saktësojnë asgjë, por derisa çështja është marrë në dorë nga Krimet e Rënda, duket se nuk bëhet fjalë për vepra të lehta penale.

E duket se pas ngjarjes së të enjtes, ku u plagos rëndë e më pas humbi jetën 26-vjeçari Indrit Çelaj, e para që do të verifikohet nga Policia e Prokuroria do të jetë vila e Bujar Kusit, ku ndodhi ngjarja, mes rrugëve “Muhamet Gjollesha” e “Myslym Shyri”.

NDËRTIMI

Menjëherë pas ngjarjes ku mbeti i vrarë Indrit Çelaj, në Policinë e Tiranës është zhvilluar një mbledhje urgjente për të verifikuar dokumentacionin. Madje, burimet thanë se në përfundim të veprimeve ka nisur procedim penal për një punonjës të bashkisë.

Ky i fundit, ndonëse kishte konstatuar se Bujar Kusi nuk kishte respektuar lejen e marrë për punimet që do të kryente në vilë, duke kaluar përtej saj, ishte mjaftuar vetëm me një gjobë. Edhe pse në raste të tilla duhej vepruar me bllokim punimesh.

Tashmë, pas ngjarjes, një grup inspektorësh të IKMT-së, kanë shkuar pranë objektit ku ndodhi vrasja, për të kryer edhe ata verifikimet e nevojshme. Burimet thanë se pjesa ku është shtuar pa leje, pritet që të shembet gjatë ditëve në vazhdim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco