Zjarr masiv në Krujë/ Rrezikohet linja e tensionit të lartë Shqipëri-Kroaci

Zjarr masiv në Krujë/ Rrezikohet linja e tensionit të lartë Shqipëri-Kroaci

17:03, 25/08/2019
A+ Aa A-

Vatrat e zjarrit sot kanë prekur rrethin e Krujës.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos në zonën e Krastës.

Sipas raportimeve nga terreni, zjarri rrezikon linjën e tensionit të lartë Shqipëri-Kroaci.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.

Shqipëria është përfshirë nga disa vatra zjarri, ku më problematike ishin ata në Fier dhe në Lezhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco