Shtatë të arrestuar në Sarandë, mes tyre edhe 2 rusë për kontrabandë nafte

Shtatë të arrestuar në Sarandë, mes tyre edhe 2 rusë për kontrabandë nafte

15:50, 25/08/2019
A+ Aa A-

Shtatë persona janë arrestuar brenda 24 orëve nga policia e Sarandës për vepra të ndryshme penale. Mes tyre janë edhe dy shtetas rus, të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash.

Dy rusët u arrestuan pasi  ditën e djeshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur "Berdenesh", 1477 litra naftë, me qëllim që t'iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.

Ndërkohë tre të rinj nga Dhërmiu janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në lokalin e shtetases V.C në Dhërmi, kanë vjedhur një sasi parash prej 50.000 lekë të rinj.

Një 18-vjeçar nga Saranda u arrestua pasi në bashkëpunim me shokun e tij dyshohet se kanë kanosur me thikë shtetasin D. P., për motive të dobëta, duke i marrë këtij të fundit 2500 lekë të rinj. Në momentin e kapjes në flagrancë, 18 vjeçarit iu gjet në trup një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe një dorezë metalike prej hekuri.

Për vjedhje u arrestua edhe një 39-vjeçar nga Tirana. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në një supermarket në lagjen nr.4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/08/2019 16:01

Paskeni bërë namin ore policë të Llesh leshit. Ata jahtet është llogjike që do bëjnë kontrabandë nafte, i ja jep E Drama me gjys çmimi, e shesin me treçerekë. Hajduti i madh i popullit të vet nuk arrestohet por mbretëron, na shtyp, na shtrydh dhe na përqesh. Gjeneral gazi arreston hajdutë pulash.

Shto koment

Denonco