Shpërthimi në karburant, dy te plagosur rëndë,  dalin DETAJE të reja

Shpërthimi në karburant, dy te plagosur rëndë, dalin DETAJE të reja

08:06, 25/08/2019
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi në autostradën Lezhë-Laç, nga ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Burime policore shpjegpojne se fillimisht ka shpërthyer depozita e karburantit dhe më pas një automjet, i cili ishte aty pranë. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm kanë mbetur të plagosur 6 persona, nga të cilët 2 prej tyre kanë qenë punonjës në këtë pikë karburanti.

Mësohet se dy prej të plagosurve, ndodhen në gjendje më të rëndë,  të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Raportohet se njëri prej ka marrë dëmtime të shumta në fytyrë, ku dyshimet e para janë se ka qenë me makinë duke kaluar rrugën në momentin që ka rënë zjarri, por ky është një informacion ende i pa konfirmuar. Ndërkohë, i plagosur tjetër është dërguar në QSUT për shkak se ka marrë djegie në trup në masën 50%.

Nga shpërthimi policia e shtetit informon se janë 6 persona të plagosur, mes tyre njëri në gjëndje të rëndë.

Dëshmitarët raportuan se janë dëgjuar 2 shpërthime rreth orës 22:30. 

Fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti25/08/2019 08:51

te hetohet karburante ne te gjithe vendi dhe depozita enaftes te jete ne varesi te shteti dhe pompa naftes

Shto koment

Denonco