VIDEO/ Shpërthen në flakë një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç, 6 të plagosur

VIDEO/ Shpërthen në flakë një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç, 6 të plagosur

22:59, 24/08/2019

Tre të plagosur raportohen si pasojë e zjarrit në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç.

Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të disa prej banesave pranë karburantit ku ndodhi shpërthimi.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve dhe shkaqet e zjarri, megjithëse dyshimet e para flasin se një bombul gazi është bërë shkak për shpërthimin e flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit. Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona.

Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies. 

5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezukit per jeten.  Zjarrfikesit po punojne per elemimin e plote te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar  gjithe njerezit perrreth  karburantit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Altjer Xhaferi25/08/2019 21:49

Ore ata shyqyr qe shpetuan.

Shto koment

Denonco