Qeni e sulmoi egërsisht, mjekët i presin krahun të moshuarit në Sarandë

Qeni e sulmoi egërsisht, mjekët i presin krahun të moshuarit në Sarandë

14:40, 24/08/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Mursi të Sarandës.

Sotir Zisi, 70 vjeç, banor i fshatit, është sulmuar nga qeni i cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ku mjekët janë detyruar ti presin njërin krah, për ti shpëtuar jetën.

Zisi ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën, pasi qeni e ka kafshuar edhe në këmbë dhe në fyt.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco