Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Mashtroi me dëftesën, ja masa për 41 vjeçarin që u arrestua në Ambasadën Amerikane

Mashtroi me dëftesën, ja masa për 41 vjeçarin që u arrestua në Ambasadën Amerikane

12:20, 24/08/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë sot në masën e sigurisë Arrest me burg shtetasin Agron Selmani, i cili tentoi të fitonte Lotarinë Amerikane, duke paraqitur tri ditë më parë në Ambasadën Amerikane një dëftesë false të shkollës së mesme.

Selmani u arrestua të mërkurën sapo doli nga Ambasada Amerikane, në rrugën e Elbasanit, ku kishte shkuar për të dhënë intervistën për të marrë vizën.

Gjyqtari Sokol Tona vendosi ta lërë në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve

Tashmë 41-vjeçari Selmani do të duhet të përgjigjet për veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Falsifikimit të dokumenteve shkollore".

Arrestimi i tij u bë fillimisht nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS, në Ambasadën Amerikane, që zbuloi se Selmani mes dokumenteve që kishte dorëzuar për të marrë vizën përmes lotarisë, kishte paraqitur edhe një diplomë të shkollës së mesme "Jordan Misja" në Shkodër, e cila rezultoi false, pasi ai nuk kishte qenë asnjëherë në këtë shkollë.  

Prokuroria kishte paraqitur pranë Gjykatës dy kërkesa të ndryshe, njëra që Selmani të lihej në ‘Arrest shtëpie’ dhe tjetra për ‘Arrest me burg’, ku Gjykata pranoi kërkesën e fundit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

D24/08/2019 12:36

Po Valfrini I Edit

Shto koment

Denonco