Qëllohet me armë zjarri lokali në autostradën Tiranë-Durrës

Qëllohet me armë zjarri lokali në autostradën Tiranë-Durrës

11:35, 24/08/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Domje të Tiranës, pranë autostradës Tiranë-Durrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një lokali.

Sipas Policisë së Shtetit, lokali është në pronësi të shtetasit, P. L, 48 vjeç, banues në fshatin Domje.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë policia gjeti 3 gëzhoja në vendngjarje

Njoftimi i Policisë

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës , në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit P. L., 49 vjeç, banues në Domje.

Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco