Shpërthim i fuqishëm, pushuesit braktisin Shëngjinin pas flakëve të mëdha

Shpërthim i fuqishëm, pushuesit braktisin Shëngjinin pas flakëve të mëdha

19:31, 23/08/2019
A+ Aa A-

Vazhdojnë prej disa orësh flakët në Shëngjin që kanë filluar që nga orët e mbrëmjes së djeshme.

Orët e fundit mësohet se ka pasur edhe një shpëthim të fuqishëm, por ende nuk ka një raportim të saktë se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë që raportohet se zjarri i është afruar edhe varrezave të qytetit.

Në këtë moment në terren ndodhen  zjarrëfikëse nga Lezha, Mirdita, Kurbini, Mati, Tirana si dhe forcat e ushtrisë.

Flakët e zjarrit kanë trembur edhe pushuesit të cilët kanë nisur të largohen, ndërkohë që flaka favorizohet edhe nga era e fortë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco