Tentuan kalimin në Shqipëri, ndalohen 8 afganë në maunen me portokalle

Tentuan kalimin në Shqipëri, ndalohen 8 afganë në maunen me portokalle

17:54, 23/08/2019
A+ Aa A-

Një maune në të cilën udhëtonin 8 shtetas afganë është ndaluar në orët e pasdites në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa hynte në territorin shqiptar.

Afganët kishin hipur në një maune që transportonte portokalle dhe që vinte nga Greqia.

Tetë shtetas afganë janë kapur në Kakavijë pak minuta më parë.

Mësohet se dy emigrantët afganë kishin ngrënë aq shumë portokalle, sa kishin simptoma të diaresë.

Raportohet se ata kishin ngrënë aq kaq shumë portokalle sa dy prej tyre kishin diarre.

Shoferi i maunes është një 21 vjeçar nga Mali i Zi me inicialet B. R, i cili gjatë marrjes në pyetje tha se nuk kishte dijeni për prezencën e afganëve në mjet.

Ndërkohë Policia ka bllokuar maunen me portokalle dhe drejtuesi i mjetit po merret ne pyetje nga autoritetet kufitare.

Ndërsa shtetasit afganë po trajtohen me ushqim dhe  do depërtohen ne Greqi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco