Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zbardhet vrasja e 26 vjeçarit, e qëlloi djali i pronarit të vilës ku po punonte, policia jep DETAJE

Zbardhet vrasja e 26 vjeçarit, e qëlloi djali i pronarit të vilës ku po punonte, policia jep DETAJE

09:56, 23/08/2019
A+ Aa A-

Policia e Tiranës thotë se ka zbardhur ngjarjen e një dite me parë ku mbeti i plagosur një përson dhe i cili ka ndërruar jetë në spital gjatë ditës së sotme si pasojë e plagës që kishte marrë në kokë.

Janë arrestuar në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën "Muhamet Gjollesha", në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 26-vjeçari I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Shpallen në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,  dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Arrestohen në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore intensive, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimtit, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentinin e ngjarjes së ndodhur më datë 22.08.2019, rreth ores 11.00, në rrugën  “Muhamet Gjollesha”, Tiranë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetssit:

E.S., 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. 

F. B, 41 vjeç, B. K., 54 vjeç dhe L. Ç., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi  dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.

Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

 

Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasi L.V., 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat  penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

 

Materialet do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Altjer Xhaferi25/08/2019 21:53

Pse nuk thoni qe vdiq ne moment po e mbajtet gjasme ne gjendje kome qe ti lehtesoni akuzen killerit.

udi23/08/2019 11:01

Ku po shkon ky vend??!!! Blejne prona mes Tiranes me leket qe askush se di nga vijne ,nderkohe per te terhequr dhe pagen e leshit apo te paguash qerane mujore ne banke te mbajne dhe %. Posi Posi....Jane dhe te forte kta se shteti si pyeti njeher se me cmerren?E vrate more legena te gjorin, Legena qenkeni nga i pari te i fundit,paskeni dhe te gjithe aty!!!Dhe ai monstra prind aty beri sehir. PO ty te vdekshin te gjithe femijet para syve,tu djegte ajo pasuri qe paske vene. Na e shpifet kte vend,,nuk ecen dot me as me koken drejt rruges se jeni bere zot ju pisa njerez.Ju edhe sa shume te tjere qe ka si ju. Shtet muti.Me shume njerez me arme se ne vitin 97 Ngushellime asaj Familje qe dikush u erresoi diellin.

Shto koment

Denonco