Plagosi me çifte 60-vjeçarin në Burrel, Policia për tërë natën në ndjekje të autorit

Plagosi me çifte 60-vjeçarin në Burrel, Policia për tërë natën në ndjekje të autorit

09:25, 23/08/2019
A+ Aa A-

Policia e Matit ka arritur të kapë një 35-vjeçar që plagosi me çifte mbrëmjen e djeshme në Baz të Burrelit, një 60-vjeçar.  Mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22.10, u mësua se në fshatin Baz, në Burrel, F.Gj, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes,A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia e Matit ka organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të ngjarjes dhe në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Lezhë kanë bërë të mundur kapjen e F.Gj, autor i ngjarjes.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco