Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

EMRI/ Zhduket prej 10 ditësh minoreni shqiptar në Britani

EMRI/ Zhduket prej 10 ditësh minoreni shqiptar në Britani

18:21, 22/08/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar 16 vjeçar, i identifikuar si Daniel Gjinaj, është shpallur i hukmbur prej 10 ditësh në Britani.

Emri i tij është Daniel Gjinaj, dhe rezulton i humbur që prej datës 13 gusht.

Policia britanike bën me dije se i riu shoqërohej shpesh me bashkëatdhetarë të tij në qytet.

Danieli është parë për herë të fundit më 13 gusht, në orën 14.00 kur tha se do të takonte disa miq të tij.

Denoncimi për humbjen e tij është bërë nga vetë familjarët.

 “Kushdo që e ka parë ose kush e di për vendndodhjen e tij, i kërkohet të raportojë në internet ose të telefonojë policine”, – thuhet në njoftimin e publikuar nga mediet angleze.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco