VIDEO/ Si në filma! Shihni 'aksionin' e shqiptarëve të cilët grabitën 3 herë të njëjtin vend

VIDEO/ Si në filma! Shihni 'aksionin' e shqiptarëve të cilët grabitën 3 herë të njëjtin vend

18:11, 22/08/2019
A+ Aa A-

Operacioni i Policisë italiane, i koduar “Kusar”, dhe i zhvilluar në zonën e Santernos në provincën e Ravennas, shkatërroi një bandë shqiptarësh të specializuar në grabitjen e pikave të karburanteve.

Grabitja e parë ndodhi natën e 8 korrikut. Dy kriminelë të armatosur me thikë dhe fytyrë të mbuluar vodhën një shumë të konsiderueshme parash nga arka e shpërndarësit të karburantit.

Më 12 dhe 16 gusht, u kryen edhe dy grabitje të tjera, përsëri në dëm të të njëjtit shpërndarës, vlera e të cilit arriti në 4 mijë euro.

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e një prej grabitjeve në pikën e karburantit.

Arrestimet bënë të mundur edhe zbulimin e një tjetër vjedhjeje më 19 gusht, që shënojnë grabitjen e pestë të dy shqiptarëve të arrestuar, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç.

Njëri ishte me leje qëndrimi të rregullt në Itali, ndërsa sapo kishte mbërritur në vendin fqinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco