Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Mashtrimi me kreditë/ Çfarë thanë në gjyq punonjësit e fondacionit dhe sekserja

Mashtrimi me kreditë/ Çfarë thanë në gjyq punonjësit e fondacionit dhe sekserja

16:38, 22/08/2019
A+ Aa A-

Një skemë e madhe mashtrimi me kreditë ka çuar sot përpara gjykatës drejtoreshën e një fondacioni që jepte kredi fiktive si edhe oficerë kredish dhe ndërmjetës të cilët bashkëpunonin në këtë skemë.

Në dëshminë e tyre para gjykatës oficerët e kredisë janë shprehur se kanë qenë të detyruar nga drejtoresha e filialit, Albana Imami, për të nënshkruar kreditë.

Ndërsa vetë drejtoresha tha se ka qenë e pavetëdijshme se çfarë po bënte

Njëra nga punonjëset e arrestuara, Matilda Domi, tha se ka firmosur rreth 40  kredi.

Por këtë e ka bërë me urdhër të drejtoreshës.

“Kam firmosur 35 deri ne 40 kredi që mendoj se janë fiktive po mi ka urdhëruar drejtoresha”-pohoi ajo.

Ndërsa Orkida Driza, që dyshohet se ka kryer rolin e ndërmjetëses tha se është mashtruar dhe se do të bashkëpunojë me organet e prokurorisë.

“Jam e mashtruar do bashkëpunoj me prokurorinë. Për çdo person që sillja me jepnin 20 mijë lekë të vjetra. Kam futur të gjithë fëmijët e mi”-tha  ajo.

Nga ana tjetër, Mihal Hanxhari, shtoi se e ka kuptuar skemën mashtruese të fondacionit “Besa” dhe për këtë kishte kërkuar dorëheqjen.

“Kam kuptuar skemën dhe kam kërkuar dorëheqjen para tre muajsh”- shtoi ai.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco