Fitoi Lotarinë, arrestohet menjëherë sapo del nga Ambasada Amerikane

Fitoi Lotarinë, arrestohet menjëherë sapo del nga Ambasada Amerikane

20:33, 21/08/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka arrestuar sot shtetasin, Agron Selmani, vetëm pak sekonda pasi ky i fundit doli nga Ambasada Amerikane.

Ndalimi i tij u bë pas njoftimit nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS, që zbuloi se personi që kishte fituar lotarinë amerikane, kishte falsifikuar diplomën, që cilësohet si krim i rëndë në SHBA.

41 vjeçari kishte paraqitur në ambasadë një deftesë sikur ishte diplomuar në shkollën ‘Jordan Misja’ në Shkodër gjë që nuk rezultoi e vërtetë.

DSS që bën verifikime për çdo person që aplikon për vizë në SHBA, ka konstatuar se Selmani se nuk kishte qenë asnjëherë i regjistruar në shkollën në fjalë.

Agron Selmani tashmë do të akuzohet për falsifikim dokumentash dhe mashtrim me vizat.

Vetëm pak ditë më parë një tjetër person u ndalua nga Policia pasi paraqiti në Ambasadën Amerikane një dëftesë false.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ali qaniu23/08/2019 14:36

Po ishalla e ben burgun ne Amerike te pakten Rrofte Amerika Per keta specialistat tane qe kane cdogje false a do kemi nonjehere drejtesi ?

Dau Jaku21/08/2019 23:36

Gjysma e qeveritarëve dhe deputetëve tanë e kanë bërë këtë "krim", fallsifikimin e dipllomave universitare, bile edhe nga dy tre diplloma fallco, madje pa kryer as shkollën tetëvjeçare, tip Ter Kaptina. Në rast se më padisin e mohoj shpejt. "Gjysma e deputetëve dhe qeveritarëve nuk e kanë bërë këtë krim të fallsifikimit të dipllomave".

Shto koment

Denonco