Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Kapobanda i Cërrikut refuzon dy vakte në burg/ Kërkon takime speciale më të zgjatura

Kapobanda i Cërrikut refuzon dy vakte në burg/ Kërkon takime speciale më të zgjatura

17:37, 21/08/2019
A+ Aa A-

Roland Xhepexhiu, eksponent i bandës së Cërrikut dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për një ngjarje të rëndë kriminale në vitin ‘97 është bërë protagonistë këtë javë në burgun e Peqinit.

Sipas asaj që raporton Reportv TV, Xhepexhiu prej disa ditësh refuzon që të marrë ushqim, kryesisht vaktin e mëngjesit dhe të darkës në shenjë revolte ndaj Drejtorisë së Burgjeve.

Kjo e fundit nuk ka pranuar kërkesën e bërë nga i burgosuri për takime speciale më të zgjatura, pasi nuk ka plotësuar dokumentet që kërkohen. Kjo ka sjellë ka shkaktuar zemërim tek Xhepexhiu, duke marrë vendimin për të mos konsumuar dy vaktet e ofruara nga burgu.

Roland Xhepexhiu ndodhet në burg për atë që njihet si masakra e Cërrikut, ngjarje e majit të vitit 1997, ku humbën jetën 6 punonjës të Gardës së Republikës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp24/08/2019 16:20

Te riçelen hetimet ne lidhje me masakren e Cerrikut.

Majk21/08/2019 23:19

Kujdes! Foto nuk korrespondon me personin e lartpermendur ne lajm. Personi ne foto eshte Meti Bozi

Shto koment

Denonco