VIDEO/ Skandali me turistët, IKMT shemb 'Panormën': Do të vazhdojmë në të gjithë bregdetin!

VIDEO/ Skandali me turistët, IKMT shemb 'Panormën': Do të vazhdojmë në të gjithë bregdetin!

07:48, 21/08/2019
A+ Aa A-

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se po shemb sot, bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. 

Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit. 

Në këtë operacion, IKMT theksoi se nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me Policinë e Shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT nënvizon se do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit."

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    tironci21/08/2019 13:51

    Ai qe u sul si hjene siper makines spaska faj?

    Gramoz21/08/2019 11:30

    Demshperblimin per prishjen kush do ta paguaje, Edver Taqi Plera?!

    XIN FU21/08/2019 10:41

    organizate terroriste qe jeni krijuar per te permbushur epshet e kryeministrit kokederr

    Shto koment

    Denonco