VIDEO/ Pamjet e sulmit të paparë të Mihal Kokëdhimës mbi furgonin me turistë

VIDEO/ Pamjet e sulmit të paparë të Mihal Kokëdhimës mbi furgonin me turistë

07:36, 21/08/2019
A+ Aa A-

Ndërkohë që IKMT dhe Policia kanë nisur këtë mëngjes, shembjen e bar restorantit "Panorma" të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo, risjellim pamjet e sulmit të tij të paparë ndaj turistëve spanjollë më 17 korrik 2019, që prisnin të shërbeheshin me kulturë prej tij.

Mihal Kokëdhima u arrestua. Avokati i tij deklaroi në gjyq se "realisht nuk ka ndodhur ajo që flitet nëpër media. Veprimi i tij nuk përbën elementë të vepres penale që të merrej një vendim i tillë. Ndaj tij është marrë një vendim politik dhe është bërë një gjyq politik. Ai ka parë turistët që kanë ikur pa paguar.

Kur ka parë që ka marrë Policinë ata kanë ikur dhe klienti u është ngjitur pas.  Nuk është ushtruar absolutisht dhunë ndaj turistët. Dhuna është ushtruar vetëm ndaj Kokëdhimës i cili i ka duart gjak pasi shofferi nuk pranonte të ndalonte makinën dhe është në gjendje shoku”.

NDIQNI VIDEON:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco