Shqiptarët e kthyen banesën në parcelë kanabisi, ‘i spiunoi’ aroma e keqe

Shqiptarët e kthyen banesën në parcelë kanabisi, ‘i spiunoi’ aroma e keqe

21:35, 20/08/2019
A+ Aa A-

Dy shqiptarë të cilët po kultivonin lëndë narkotike në banesën e tyre janë tradhtuar nga era e fortë.

Ata u arrestuan nga policia britanike pasi fqinjët filluan të shfaqin shqetësime lidhur mbi kutërbimin që vinte nga banesa e komshinjve të tyre,

Burrat e kishin shndërruar banesën e tyre në një laborator të vërtetë të kultivimit të kanabisit, kur në dhomën e parë oficerët gjetën rreth 20-30 bimë, në fazën e hershme të rritjes, si dhe llamba për ndriçimin e lëndës narkotike.

Edhe në dhomën e dytë u gjetën rreth 20-30 bimë, në të njëjtat kushte si në dhomën e parë.

Ndërsa në dhomën e tretë u gjetën bimë të thara dhe në papafingo u gjetën rreth 50-60 bimë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco