FOTO/ Kostandin Xhuvani i jep lamtumirën e fundit Gjergj Xhuvanit! 'I blinduar' me policë civilë

FOTO/ Kostandin Xhuvani i jep lamtumirën e fundit Gjergj Xhuvanit! 'I blinduar' me policë civilë

20:33, 20/08/2019

Familjarë, të afërm, miq e dashamirës i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit regjisorit Gjergj Xhuvani, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në Itali.

Drejtoria e Burgjeve i jep lejen Kostandin Xhuvanit, djalit të tij për të marrë pjesë sot në varrimin e babait të tij.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, ai ka qenë gjatë gjithë kohës i shoqëruar nga efektivë civilë të Policisë.

Gjergj Xhuvani, regjisor, skenarist dhe producent shqiptar, lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.

Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari20/08/2019 21:14

Po pse e ulni kaq shume dinjitetin e ketij portali kaq dinjitoz, e ketij portali qe me plot gojen e quaj nje BILD Shqiptar!!!!!! Po pse cfare na qenka ky krimineli Kostandin Xhuvani, qe po e ndjekin portalet dhe lajmet sikur te ishte i biri i Faraonit!!!! Kostandinit i jepet leje per ne funeralit e te atit! Konfirmim i Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve! Kostandini merr pjese ne varrimin e te atit ne kushte te larta sigurie!!!! Cfare i keni keto lajme idiote!!!!! Po sa te burgosur te tjere marrin leje te tilla neper burgjet shqiptare per te marre pjese neper funeralet e njerezve te tyre te dashur????!!!! Pse kaq shume hapesire mediatike per nje kriminel???!!! Apo eshte nje sinjal, qe meqe Kostandini sillet mire, me bekimin e gjatoshit kryeminister, do te lirohet fare nga burgu dhe ne zgjedhjet e ardhshme do te jete kandidat per deputet i Rilindjes ne ndonje zone elektorale???!!!! Boll na i trazuat stomakun me kete Kostandinin!!!! Ju lutem!

Shto koment

Denonco